Kurti nesër në interpelancë “për situatën e krijuar në vend”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të dalë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, lidhur me situatën e krijuar në vend. Kurti është ftuar në interpelancë nga deputetët e opozitës.
Në njoftimin nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës bëhet e ditur se interpelanca do të mbahet nesër në orën 11:30.
“Interpelancë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti për çështjen: Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport mesituatën e krijuar në vend”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button