Kurti nga Ballkoni i Hapur i Qeverisë: Fuqizimi i ushtrisë një ndër prioritetet tona kryesore

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se sot ka pasur një mëngjes pune në Ballkonin e Hapur të  kryeministrisë me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Kurti tha se ata diskutuan për “planet dhe mbështetjen e Qeverisë që asnjëherë nuk ka qenë më e madhe e më e lartë.”

“Zhvillimi dhe fuqizimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit është ndër prioritet tona kryesore, andaj po punojmë çdo ditë që FSK-ja të jetë sa më moderne, sa më e fortë dhe po aq profesionale.”, shkroi Kurti në Facebook./21Media

Back to top button