Kurti nga Juniku: Më 9 shkurt, bëhemi bashkë 500 mijë zemra nga secili cep i Kosovës

Kandidati për kryeministër nga VV, Albin Kurti, ka thënë se Juniku është unik, me natyrën e perëndisë, bujarinë e shqiptarit, historinë e kombit e trimërinë e heronjve.

“Më 9 shkurt, bëhemi bashkë 500 mijë zemra nga secili cep i Kosovës, prej çdo cepi të botës ku jeton mërgata jonë, për numrin 118, për sovranitet e dinjitet”, ka shkruar ai.

“Juniku e ka natyrën e perëndisë, bujarinë e shqiptarit, historinë e kombit e trimërinë e heronjve. Juniku është unik. Më 9 shkurt, bëhemi bashkë 500 mijë zemra nga secili cep i Kosovës, prej çdo cepi të botës ku jeton mërgata jonë, për numrin 118, për sovranitet e dinjitet”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Back to top button