Kurti: Nga nesër shtesat do të dalin me rritje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se nga e marta, shtesat do të dalin me rritje.
Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se nga kjo rritje do të përfitojnë 400 mijë fëmijë.
“Lajm i mirë për të gjitha nënat që marrin shtesa për fëmijët: nga nesër fillon ekzekutimi i pagesave me rritjen e miratuar prej 50%. Nga kjo rritje do të përfitojnë 400 mijë fëmijë. Pra: – një familje me dy fëmijë, që ka marrë 40 euro, nga nesër do të marrë 60 euro; – një familje me tre fëmijë, që ka marrë 90 euro, nga nesër do të marrë 135 euro; – një familje me katër fëmijë, që ka marrë 120 euro, nga nesër do të marrë 180 euro, e kështu me radhë. Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet!”, ka shkruar ai.