​Kurti nga Parisi: Sporti kujtesë se si kalohen pengesat për të arritur gjëra të mëdha

Lojërat Olimpike në Paris zyrtarisht do të nisin sot, edhe pse tashmë janë zhvillua disa ndeshje nga sporti i futbollit dhe disa sporteve të tjera, por ceremonia hapëse do të bëhet sot.

Para fillimit të tyre, presidenti i Francës Emanuel Macron dhe ai i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach kamnë takuar liderët e mbi 100 shteteve, takim në të cilin morën pjesë edhe Presidetnja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Ky i fundit ka thënë se Kosova është krenare që merr pjesë në këto iniciative, derisa ka shtuar se sporti është kujtesë se si tejkalohen pengesat për të arritur gjëra të mëdha, raporton KosovaPress.

“Para fillimit të Lojërave Olimpike, ishte kënaqësi dhe nder të ulesha mes liderëve botërorë në një darkë të organizuar nga Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Sporti shërben si një kujtesë e fuqishme e pengesave që mund të kapërcehen për të arritur gjëra të mëdha, duke na bashkuar gjithashtu. Kosova është gjithmonë krenare që është pjesë e nismave të tilla”, ka shkruar Kurti në “Twitter”.

Ndryshe, Kosova në Lojërat Olimpike merr pjesë me nëntë sportistë.

Back to top button