Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti ngushëllon Familjen Mbretërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime familjen Mbretërore, pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
“Populli i Kosovës dhe unë i shprehim ngushëllimet tona më të thella Familjes Mbretërore dhe popullit britanik për vdekjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II. Përkushtimi, puna dhe përulësia e saj janë një frymëzim për të gjithë ne, veçanërisht në këto kohë të vështira. U prefsh ne paqe”, ka shkruar ai në Twitter.
Monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, Mbretëresha Elizabeth II vdiq sot në Balmoral në moshën 96-vjeçare./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button