Kurti nis vizitën në SHBA
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë qëndrimit në ShBA, Kurti do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, njoftojnë nga Zyra e Kryeministrit
Bëhet e ditur se sot do të takohet me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC)./21Media