Kurti: Njësia speciale nuk ndodhet në Veri për të demonstruar forcë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se njësia speciale e Kosovës nuk ndodhet në Veri për të demonstruar forcë, por për t’i mbrojtur pikat kufitare.

Kurti gjatë konferencës së përbashkët me kryeminstrin e Shqipërisë, Edi Ramën, ka konfirmuar se sot herët në mëngjes ka pritur në takim Komandantin e KFOR-it me të cilin ka biseduar për situatën e krijuar tash e një javë në veri të Kosovës.
Kurti, gjithashtu ka thënë se nuk është i informuar që sot do të ketë ndërhyrje të KFOR-it në veri.
Sot është bërë dita e tetë që kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës./21Media 
 

Back to top button