Kurti: Opeacioni në veri vazhdon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se operacioni policor në veri po vazhdon derisa ka shtuar se Policia e Kosovës mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in e EULEX-in.

Në një postim në platformën X, Kurti ka shkruar se në operacionin e së dielës, Policia ka konfiskuar qindra armë e municione, duke përfshirë pajisje të rënda si mitralozë, granata e të tjera.

Policia e Kosovës tha se situata në veri, përkatësisht në fshatin Banjskë, vazhdon të jetë e tensionuar, edhe pse intensiteti i sulmeve ndaj zyrtarëve policorë ka rënë./21Media

Back to top button