Kurti: Opozitës s’i konvenojnë zgjedhjet se i hup, e Qeverisë s’i konvenojnë sepse zhduket opozita

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu përgjigj kërkesave të opozitës, për shkarkimin/ dorëheqjen e tij apo mbajtjen e zgjedhje të parakohshme.

Ai tha se as Qeverisë as opozitëz nuk i konvenojnë zgjedhjet

“Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë Qeverisë dhe as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet se i hup e qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita. Unë jam i interesuar që ta mundim në zgjedhje opozitën dhe jo ta zhdukim”, tha Kurti./21Media

Back to top button