Kurti para takimit me Abdixhikun: Brenda pak ditëve gjithçka rreth presidentit do të merret vesh

(Lajm i përditësuar)
Kurti para takimit me Abdixhikun: Brenda pak ditëve gjithçka rreth presidentit do te merret vesh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para takimit me Lumir Abdixhikun tha se lidhur me çështjen e presidentin brenda pak ditëve gjithçka rreth presidentit do te merret vesh.
Nis takimi Kurti- Abdixhiku
Në Kuvendin e Kosovës ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe Liderit të LDK-së Lumir Abdixhiku.
Kurti dhe Abdixhiku takohen në ora 14:00
Takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe Liderit të LDK-së Lumir Abdixhiku parashihet të mbahet në ora 14 në Kuvend, thonë burime për RTV21.
Kurti e Abdixhiku takohen sot për presidentin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e zgjedhjes së presidentit në vend.
Ende nuk dihet vendi dhe ora e mbajtjes së takimit. Takimet e fundit Kurti me liderë të partive politike janë mbajtur në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Kurti në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie, tha se duke pas kohën e shkurtër për zgjedhjen e presidentit, ka filluar menjëherë angazhimin për tejkalimin e kësaj sfide, duke nis takimin me subjektet politike parlamentare.
Të shtunën, Kurti ka takuar kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza për herën e dytë sa i për këtë çështjes së presidentit. Po kështu të hënën ka për të takuar Albin Kurti edhe Lumir Abdixhikun.