Kurti pas kërcënimeve në rrjetet sociale: Nuk ndihemi rrezikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se nuk ndihet i rrezikuar, por tha se janë organet e Sigurisë ato që i vlerësojën kërcënimet dhe ndërmarrin veprime.
Kurti duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve gjatë një konference për media u shpre se as dje as sot nuk e ka ndryshuar agjendën.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu mbrëmë i tha portalit rtv21.tv se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar.
“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha zëdhënësi Kryeziu.
Në mbrëmjen e së mërkurës afër shtëpisë së Kurtit kishte prani më të shtuar e Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button