Kurti pas mbylljes së dy depove: Nuk e lejojmë zhvatjen

Inspektorati sonte mbylli dy depo tregtare një në Fushë Kosovë e një në Graçanicë.
Menjëherë pas këtij lajmi reagoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se nuk do të lejojnë zhvatjen dhe tregoi se e kanë shtuar kontrollin dhe mbikëqyrjen.
“Pas një aksioni të Inspektoratit të Tregut dhe Policisë së Kosovës, Departamentit për hetimin e Krimeve Ekonomike, në dy depo (Fushë Kosovë dhe Graçanicë) është gjetur vaj për të cilin ka munguar dokumentacioni. 3.49 euro për një shishe vaj është rritje artificiale. Nuk e lejojmë zhvatjen. E kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.
Sot një litër vaj ka kushtuar hiç më pak se 3.49 euro./21Media

Back to top button