Kurti pas takimit me ambasadorët: Do thërras seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

1 min read

Ka përfunduar takimi ndërmjet ambasadorëve të shteteve të QUINT-it dhe krerëve të shtetit, lidhur me kërkesën për mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

Diplomatët ndërkombëtarë nuk u deklaruan para mediave, pavarësisht pyetjeve të gazetarëve.

Ndërsa, kryeministri, Albin Kurti u shpreh se do të dalin me deklaratë të përbashkët për media për këtë takim.

Gjithashtu, Kurti u shpreh se do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për nesër në ora 14:00.