Kurti pas takimit me Hamzën: Do të kemi propozime partiake për President, uroj për garë sa më demokratike

Kryeministri Albin Kurti tha se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza kishte “si kërkesë të prezantuar si ofertë” që presidenti të propozohet nga PDK-ja.
Ai tha në një konferencë për media se në takimin e sotëm “nuk u tha ndonjë emër i përveçëm”.
Kurti tha se nuk kanë arritur që ta kenë ndonjë emër konsensual.
Kurti tha se LVV-ja do ta mbajë një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm ku do të diskutohet edhe çështja e Presidentit.
Ai paralajmëroi “propozime partiake”.