Kurti pas takimit me Osmanin: Do të bëjmë çmos që me idenë e kompromisit ta konstituojmë Kuvendin

(Lajm i përditësuar)


Kurti pas takimit me Osmanin: Do të bëjmë çmos që me idenë e kompromisit ta konstituojmë Kuvendin

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti u deklarua pas takimit me presidenten Vjosa Osmani lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Kurti tha se do të bëjnë çmos se deri në afatet e fundit që ka përcaktuar Kushtetuesja ta konstituojnë Kuvendin.

“Do të bëjmë çmos që në frymën e bashkëpunimit me konsultime të dendura konstruktive dhe gjkithashtu me idenë e konsensusit apo kompromisit ta realizojmë këtë gjë që më pastaj të kalojmë të formimi i qeverisë së re”, tha Kurti

“Diskutuam gjerë e gjatë, i përmendëm të gjitha elementet përbërëse dhe tash zonja presidentja do të ketë takime edhe më përfaqësuesit e partive tjera politike e mbase në fund të shohim se a kemi bërë përparim, sa kemi bërë përparim, sa është i mjaftueshëm një përparim i tillë.

Unë besoj se duhet t’i japim shancë edhe takimeve të tjera dhe në fund të shohim se cili është progresi për të cilin jemi të interesuar që të gjithë.


Nis takimi Kurti- Osmani

Ka nisur takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Osmani ka ftuar në takim liderët e partive politike në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga bllokada që po vazhdon tash e disa muaj.


Përfaqësuesit e partive politike i përgjigjen pozitivisht ftesës së Osmanit

Edhe partitë e ish-opozitës e kanë konformuar pjesëmarrjen në takim me presidenten. Sipas burimeve, Kryetarin

“Kam pranuar ftesë. Nesër është takimi dhe unë do të jem aty. Qëndrimi që e kemi pasur gjithmonë. Ne ka dy tre muaj që po mundohemi që të gjejmë zgjidhje për të ofruar kompromise për të dalë nga kjo situatë. Nesër do të jem te presidentja. Ne kemi pasur kërkesë qysh herët që presidentja të involvohet”, ka thënë ai.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk ka preferuar të flas për takimin tek presidentja, por ka kërkuar nga ajo që të ketë një qëndrim për bllokadën politike.

“Bën mirë nëse presidentja na fton, bën mirë të ketë qëndrim për këtë situatë”, ka thënë ai.

Bashkëpartiakja e Abdixhikut, deputetja Hykmete Bajrami thotë se bllokada për konstituimin e Kuvendit duhet të marr fund. Ajo shpreson në një zgjidhje pas konsultave me presidenten Osmani.
Pjesëmarrjen në takim me presidenten e kanë konfirmuar edhe nga AAK-ja. Takimi Osmani-Haradinaj do të mbahet në orën 16;00.

Takimi i presidentes Osmani me liderët e subjekteve politike mbahet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në të cilin u bëhet thirrje deputetëve që brenda 30 ditësh ta konstituojnë Kuvendin./RTV21/21Media

Back to top button