Kurti pas takimit me Sarrazin: Presim më shumë rezultate nga Procesi i Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtipas takimit me emisarin e posaçëm të Gjermanisë në Kosovë, Manuel Sarrazin, ka thënë se pret me padurim më shumë rezultate nga Procesi i Berlinit.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik në Procesin e Berlinit, ishin tema të diskutimit me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin në rezidencën e ambasadës së Gjermanië në Kosovë. Përderisa Procesi i Berlinit shënon 10 vjetorin e tij këtë vit, ne me padurim presim më shumë rezultate”, ka shkruar Kurti në X./21Media

Back to top button