Kurti: Pavarësia që e kemi është kompromis (Video)
“Dialogu nuk është për statusin e Kosovës, të përfundoi me njohje reciproke”
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka theksuar katër qëndrime të Qeverisë që ai e udhëheq mbi marrëveshjen finale që synohet të arrihet me Serbinë. Kurti sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së tha se marrëveshja, përveç njohjes nga Serbia, duhet ta përfshijë edhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara./21Media