Kurti për letrën e politikanëve ndërkombëtarë për BE-në e SHBA-në: E nënshkroi edhe Ukraina

(Lajm i përditësuar)
Qeveria e Kosovës ndan mbi 250 mijë euro për Luginën e Preshevës
Qeveria e Kosovës ka ndarë 254 mijë euro për Luginën e Preshevës për pajisje me tekste mësimore në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2023-2024.
Ekzekutivi, në mbledhjen e sotme miratoi edhe Udhëzimin Administrativ për masat e duhura parandaluese dhe mbrojtëse për ndalimin e pjesëmarrjes se fëmijëve në klubet e natës dhe hapësirat të tjera të ngjashme.
Ndërkaq, i dhanë dritë të gjelbër edhe Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Kosovës dhe GIZ-it gjerman për projektin për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit te bujqësisë në zonat rurale.
Kurti për letrën e politikanëve ndërkombëtarë për BE-në e SHBA-në: E nënshkroi edhe Ukraina
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para kabinetit qeveritar foli edhe për letrën të cilën mbi 50 deputetë ia dërguan kryediplomatëve të BE-së, SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke kërkuar qasje më të ekuilibruar dhe më proporcionale të bashkësisë ndërkombëtare me Kosovën dhe Serbinë.
” Përmes një letre drejtuar Sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel, dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, mbi 50 deputetë, në mesin e tyre edhe senator e kongresistë amerikanë, 10 kryetarë të komisioneve parlamentare të politikave të jashtme të 16 shteteve, përfshirë edhe Ukrainën, kanë shprehur mbështetjen e tyre për Kosovën dhe kanë bërë thirrje për qasje më të ashpër ndaj Serbisë dhe rrezikut që veprimet e saj paraqesin për sigurinë e rajonit tonë.”, tha Kurti
“Ne i jemi falënderues të gjithë përfaqësuesve politikë që i janë bashkuar kësaj thirrje të përbashkët dhe e mirëpresim secilin nënshkrim dhe mbështetje të radhës. Ky lloj i mbështetjes na e forcon përkushtimin tonë për de-eskalim të plotë të situatës në katër komunat në veri të Kosovës, angazhimin për demokraci, dhe bindjen për ligjshmëri e kushtetutshmëri. “, u shpreh ai.
Vrasjet e fundit, Kurti kritikon sistemin e drejtësisë: Vettingu është zgjidhja
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka adresuar kritika ndaj sistemit të drejtësisë në vend.
Kryeministri Kurti tha se persona të ndryshëm me precedentë penal lëvizin lirshëm si pasojë e ngecjes së sistemit të drejtësisë.
Ai para kabinetit qeveritar në mbledhjen e së mërkurës, tha se reforma në sistemin e drejtësisë është domosdoshmëri dhe vettingu është zgjidhja.
“Andaj, reforma është domosdoshmëri e vettingu është zgjidhja. Tash e 5 muaj jemi në pritje që Gjykata Kushtetuese t’i hap sa më shpejtë rrugë jetësimit të kësaj reforme. E koha po kalon. Koha që kalon është kohë e humbur.”, tha ai.
Kurti e mirëpriti edhe letrën e ligjvënësve evropian dhe amerikan drejtuar Brukselit zyrtar dhe Uashingtonit, ku theksohet mbështetja ndaj Kosovës dhe kërkohet qasje më e ashpër ndaj Serbisë.
Mblidhet Qeveria, këto janë pikat e rendit të ditës
Kryeministri i Kosovës do të mbledh sot ministrat në orën 10:00. Në Këtë mbledhje parashihen të shqyrtohen 12 pika të rendit të ditës.
Propozim vendimi për plotësim-ndryshimin e programit legjislativ të Qeverisë së Kosovës për vitin 2023, do të jetë njëra ndër pikat që do të shqyrtohet.
E po ashtu do të bëhet shqyrtimi i projekt-udhëzimit administrativ për Masat e duhura parandaluese dhe mbrojtëse për ndalimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në klubet e natës dhe hapësira të tjera të ngjashme./21Media
