Kurti për shpëtimin e 15 të lënduarve nga shpërthimi në Kçiq: Vëmendje te blerja dhe përdorimi i sigurt i gazit

(Lajm i përditësuar)
Kurti për shpëtimin e 15 të lënduarve nga shpërthimi në Kçiq: Vëmendje te blerja dhe përdorimi i sigurt i gazit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka lavdëruar mjekët dhe infermierët e QKUK-së për arritjen e shpëtimit të 15 qytetarëve që janë lënduar nga shpërthimi në Kçiq të Mitrovicës.
Ai më tutje falendëroi përsonelin kujdestar për angazhimin profesional si dhe bëri të ditur se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, ishin prezent në klinikën e Emërgjencës së bashku më të.
“Disa janë të lënduar lehtë, por ka edhe të lënduar rëndë me djegie të shkallës së dytë e të tretë. E falënderojmë personelin kujdestar për ndërhyrjen e shpejtë dhe angazhimin profesional, ndërkaq të plagosurve ju dëshirojmë shërim të shpejtë e të plotë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, ishin po ashtu sonte në Klinikën e Emergjencës dhe atë të Kirurgjisë Plastike ku po vazhdojnë përpjekjet e mëdha për të mënjanuar rrezikun për jetë në një nga rastet”, ka shkruar Kurti.
Po ashtu, kryeministri u bëri apel qytetarëve që të kenë kujdes dhe të kushtojnë vëmendje në blerjen e gazit, po ashtu edhe inspektoriatëve u kërkoi që të mbikëqyrin rreptë respektimin e standardeve të duhura të bombolave të gazit në treg.
“Nuk është aksidenti i parë i këtillë, qytetarët dhe familjet duhet të kenë shumë vëmendje te blerja dhe përdorimi i sigurt i gazit, gjithnjë sipas rregullave strikte, për shtëpitë dhe lokalet e tyre. Ndërkaq inspektoriatet dhe organet tjera përkatëse të mbikëqyrin rreptë respektimin e standardeve të duhura të bombolave të gazit në treg”, shkroi Kurti.
Katër të lënduar nga bombola e gazit në Mitrovicë në gjendje më të rëndë
Katër persona të lënduar nga bombola e gazit në Mitrovicë në gjendje më të rëndë. Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, teksa ka njoftuar se të lënduarit po marrin trajtim në klinike të ndryshme në QKUK
14 nga 15 të lënduarit në Kçiq dërgohen për trajtim në QKUK
14 persona nga 15 të lënduarit në Kçiq janë dërguar për trajtim në QKUK. Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Nita Mustafa, e cila theksoi se njëri prej tyre është liruar për në shtëpi.
“15 persona kanë pranuar trajtim. 14 prej tyre janë dërguar për trajtim në QKUK. Ndërsa njëri prej tyre është liruar për në shtëpi”, ka thënë Mustafa.
Shpërthimi i një bombole të gazit në Kçiq, 13 të lënduar
13 persona janë lënduar si pasojë e një shpërthim që ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Kçiq në Mitrovicë.
Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, ka thënë Zahiti./21Media