Kurti për takimin në Bruksel: Vendosi pasi të vizitohen policët e rrëmbyer

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimin për të shkuar në Bruksel për takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq do ta marrë pas vizitës të shefit të zyrës ndërlidhëse në Beograd, Jetish Jashari te tre policët e rrëmbyer që po mbahen në paraburgim në Kralevë.

Kurti tha Jashari pritet të shkojë nesër në qendrën e paraburgimit dhe më pas do të vlerësojë për takimin me Vuçiqin.

Ai tha se është e domosdoshme vendosja e ligjshmërisë në veri.

Kryeministri ka shtuar tutje që ka kërkuar nga Policia e Kosovës ta reduktojë numrin e pjesëtarëve të saj në katër komunat veriore gradualisht dhe proporcionalisht me kushtin që të ketë sundim të ligjit.

“Për shkak se ka ekstremistë të ndryshëm dhe për shkak se ka grupe kriminale, duhet të ketë Polici të Kosovës në këto ndërtesa, unë kam kërkuar që Policia e Kosovës ta zvogëlojë numrin e policëve gradualisht, me sundimin e ligjit që bën që të përballen me drejtësi ata kriminelë që sulmuan KFOR-in dhe gazetarët. Për Policinë e Kosovës, çdo komunë është e njëjtë dhe veprimi i tyre bëhet duke u bazuar në Kushtetutë”, ka thënë Kurti pasi mori pjesë në shënimin e 70-vjetorit të themelimit të Institutit Albanologjik./21Media

Back to top button