Kurti për vërshimet: Duhet hetim për veprimet e jashtëligjshme në dëm të ekosistemit

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se duhet bërë ka hetim për veprimet e jashtëligjshme në dëm të ekosistemi,.
Kurti në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën  tha se qeveria duhet të merret edhe me shkaktarët e shkallës së vërshimeve.
“Krahas vlerësimit të dëmeve duhet të bëjmë rivlerësim të sjelljes sonë karshi mjedisit dhe natyrës. Të përmirësojmë reagimin tonë në parandalim. Duhet hetim për veprimet e jashtëligjshme në dëm të ekosistemit. S’mjafton rimëkëmbja nëse s’nxjerrim mësime. S’mjafton tejkalimi nëse nuk përmirësohet”,  tha Kurti.
Kurti u zotua se komunave, familjeve, bizneseve e qytetarëve nga zonat e prekura, qeveria do t’iu qëndrojnë pranë përherë./21Media

Back to top button