Kurti për zgjedhjet në Amerikë: Nuk do të kisha bë tash gjimnastikën cerebrale të hipotezave mbi hipotezat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës për media këtë të martë ka folur edhe për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do të mbahen më 5 nëntor të këtij viti.

Ai tha se do që fillimisht t’i sheh rezultatet e zgjedhjeve atje dhe kandidatin që fiton, pasi siç tha, nuk “do të kisha bë tash gjimnastikën cerebrale të hipotezave mbi hipotezat”.

“Nuk kam ndonjë gjë tjetër që të them, t’i shohim rezultatet, t’i shohim përzgjedhjet e kandidatit që fiton. Nuk do të kisha bë tash gjimnastikën cerebrale të hipotezave mbi hipotezat se ‘nëse fiton ky, e nëse ai kur të fiton, se nuk po e dimë a fiton, a e zgjedh këtë tjetrin që s’po e dimë a e zgjedh, e pastaj kur të zgjedhë, nëse e zgjedhë ai që fiton, që s’po e dimë a fiton, çka do të thotë’”, tha Kurti.

Tutje, Kurti tha se nuk do të hynte në këtë temë, sidomos pasi zgjedhjet në Amerikë janë afër dhe se “kjo është foltorja e kryeministrit”.

Back to top button