Kurti përgëzon Kosovën U18 për kualifikim në Botëror

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përgëzuar kombëtaren U18 të Kosovës në hendboll (vajzat) që është kualifikuar për në Kampionatin Botëror, që do të mbahet në gusht në Kinë.

Kurti ka shkruar se vajzat tona hendbolliste në U-18, sot u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinent”

“Kosova në Botëror! Vajzat tona hendbolliste në U-18, sot u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental”, që u zhvillua gjatë këtyre ditëve në Uzbekistan. Me katër fitore të njëpasnjëshme, ato arritën suksesin historik të Kosovës duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror 2024. Shumë urime dhe shumë sukese në rrugëtimin e botërorit”, shkroi Kurti në Instagramin e tij.

Në ndeshjen vendimtare për kualifikim, Kosova e mposhti Nigerinë me rezultat 22:16./21Media

Back to top button