Kurti përmend dukuritë negative që janë evidentuar dhe ndaluar në kabinetin qeveritar
Kryeministri i i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e 100 të qeverisë përmendi dukuritë negative të cilat sipas tij janë ndaluar në Kabinetin Qeveritar.
Ai tha se janë ndalur ndërhyrjet politike në proceset e emërimeve dhe është rritur cilësia e ekspertizës në komisionin rekomanduese për proceset e rektutimit në ndërmarrjet publike dhe pozitat e larta drejtuese.
“Janë ngrirë 3 milionë euro në kuadër të hetimeve për financim të paligjshëm dhe shpërlarje të parav.Për shpronësime të dëmshme në vitin 2021 është dërguar në prokurorinë speciale kallzim penal lidhur me procesin e shpronësimeve për projektin të rrugës nacionale Prishtinë-Pejë, përkatësisht segmentin Klinë- Pejë- Zahaq, për të cilin Raporti i Auditimit ka gjetur një shpërputhje prej 12 milonë eurove. Është bllokuar rruga në terminalin doganor në Han të Elezit dhe është bërë shpronësimi i pronave për ndërtimin e rrugës shtetërore në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Elezit. Është dërguar raport në prokurori për 43 milionë euro të shpenzuara nga kontrata që i kemi trashëguar me vlerë totale 131 milionë euro kinse për rregullimin e shtretërve të lumenjve e pikërisht në shumë prej atyre lokacioneve ne vazhdojmë të kemi vërshime. Janë ndërprerë projektet në fushën e efiçiencës së energjisë që me kosto më të lartë sesa vlera e tregut pa planifikim të duhur për arritjen e objektivit do të rezultonin me dëmtim të lartë të buxhetit. “, tha Kurti.
Ai po ashtu bëri të ditur se planifikim të duhur për arritjen e objektivit do të rezultonin me dëmtim të lartë të buxhetit. Është formuar task-forca për parandalimin e keqpërdorimeve në subvencionime për fermerët dhe është rritur transparenca në raport me subvencione.
Shumë nga produktet industriale s’kanë qenë të inspektuara për 23 vitet e fundit. Është ndaluar keqpërdorimi i buxhetit për rezervën shtetërore. Janë raportuar qindra lëndë e keqpërdorime për shkelje ligjore në polici e prokurori. Janë anuluar qindra projekte si rezultat i mungesës së dokumentacionit teknik, posedimi i kontratës aktive. Është fituar një rast në arbitrazhin ndërkombëtar. Kemi zgjidhjen e problemit shumëvjeçar për mosnjohje të diplomave, ndalimin e operimit të institucioneve të palicencuara dhe të paakredituara në sektorin e shëndetësisë. Në përgjithësi janë shlyer obligimet e trashëguara e financuara ndër vite dhe është reduktuar numri i lëndëve përmbarimore”., tregoi Kurti./21Media