Kurti përmend Thaçin për 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak

Pasi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar për 11 vjetorin e Marrëvshjes së 19 prillt të vitit 2013 në mes Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar nga kryeministrat e atëhershëm Thaçi e Daçiq, ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokraikt të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku.

Ajo tha se Kurti iu paska kthyer marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015, ato të cilat Kryetari i Kuvndit, Glauk Konjufca i ka cilësuar sit ë mira dhe të dëshiruara.

“Kryeministri Kurti iu paska rikthyer sot përsëri marrëveshjeve të vitit 2013 dhe vitit 2015 – ato që numri dy i partisë së tij, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se janë të mira dhe të dëshiruara. Gjithsesi, në interes të tij dhe për pak oksigjen ditor politik, ai qenka mundu me u marrë prapë me Presidentin Thaçi, ani pse ai po bën tri vjet e gjysmë i mbyllur në Hagë – në mbrojtje të luftës së shenjtë të popullit tonë për liri. Është e pabesueshme se si një gjë Kryeministri Kurti nuk e ka kuptuar ende. Që Hashim Thaçi, edhe kundër vullnetit të tij, do të mbahet mend si Kryeminitsri i Pavarësisë së Kosovës. Ndërkaq, Albin Kurti, i cili sot ka mbushur 1124 ditë si Kryeministër, i dyti më jetëgjatë në vend, do të mbahet mend vetëm si Kryeministri i Autonomisë Politike për serbët e pjesës veriore të Kosovës” ka shkruar Çiaku në “Facebook”.

Tutje, Çiaku shto se marrëveshja bazike të cilën Kurti e ka pranuar vitin e kaluar në Bruksel, i ka humbur njohjen e ndërsjelltë Kosovës.

“Marrëveshja bazike të cilën ai e ka pranuar vitin e kaluar në Bruksel, i ka humbur njohjen e ndërsjellë Kosovës dhe i ka sjellë një sërë pasojash afatgjate dhe të patjetërsueshme vendit – që tkurrin sovranitetin e shtetit tonë. Ndërkaq, për këtë pjesën tjetër të qeverisjes, s’kemi çfarë të themi. Nëse Hashim Thaçi ka ndërtuar autostrada moderne, shkolla, i ka rritur pagat, ka ndërtuar institicuionet dhe ka vënë në binar funksionimin e shtetit – trashëgimia e vetme që do t’i mbetet në CV-në e tij si Kryeministër Albin Kurtit, mbetet Ura tri metra e Saradranit. Kaq, rreth krahasimit tënd kaq të dëshiruar me Presidentin Thaçi, Kryeministër. E di që po të mungon, meqë po vazhdon ta përmendësh çdo ditë, por duro edhe pak. Dielli do të lind përsëri”, ka përfunduar Çiaku./21Media

Back to top button