Kurti përuroi hapjen e Shërbimeve Konsullore në Iowa

Në prani të mërgatës sonë, përfaqësuesve institucional dhe personaliteteve nga Iowa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përuroi hapjen e Shërbimeve Konsullore në Iowa, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë ceremoni, u bë edhe prerja formale e shiritit nga Kurti së bashku me Ryan Carroll nga Greater Des Moines Partnership.
Me këtë rast, formalisht u regjistruan dy fëmijët e familjes Kërveshi që jetojnë në Iowa të SHBA-së prej vitesh, të cilëve u dorëzuan certifikatat si shtetas të Republikës së Kosovës.

U theksua se hapja e shërbimeve do të përmirësojë lidhjet e Konsullatës së Republikës së Kosovës me mërgatën tonë në Iowa. Duke zgjeruar shërbimet e ofruara në këtë konsullatë, Qeveria e Kosovës rikonfirmon qëndrueshmërinë e konsullatës, si dhe do të përmirësojë marrëdhëniet e saj me shtetin e Iowa-s dhe më gjerë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./21Media

Back to top button