Kurti: Po forcojmë lidhjen me diasporën, Ligji për zgjedhjet i jep fund padrejtësisë
Në ditën e dytë të edicionit “Diaspora Flet”, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se përmes këtyre platformave mundësohet të forcohet partneriteti me diasporën për zhvillim të vendit dhe forcimin e mërgatës kudo që ndodhet.
Shefi i ekzekutivit tha as me Ligjin e ri për zgjedhjet e përgjithshme, i cili është drejt finalizimit po i jepet fund një padrejtësie ndaj mërgatës.
Sipas tij, në kohë zgjedhjesh konsultat dhe ambasadat do të shndërrohen në qendra votimi.
Kurti teksa ka listuar disa nga veprimet e ndërmarra në këto dy vjet qeverisjeje u shpreh se diaspora ka luajtur dhe vazhdon të luajë rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik e social në vend, prandaj theksoi angazhimin dhe përkushtimin për të zbatuar politika qe ndërlidhen me diasporën si një forcë e jashtëzakonshme.
Ndërsa, zëvendësministrja e Punëve të Brendshme dhe Diasporës, Liza Gashi u shpreh se si ministri synojnë të jenë zëri i mërgatës.