Kurti: Pranimi i afganëve është dimension i aleancës me SHBA-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se çështja e pranimit të refugjatëve afganë, përveç aspektit të solidaritetit humanist, është edhe i dimensionit të aleancës me SHBA-në.
Kurti u shpreh se për pranimin e afganëve Qeveria është marrë tash e një muaj dhe për këtë janë formuar ekipe, në bashkëpunim me autoritetet amerikane.
“Qytetarët kudo në botë, jo vetëm që meritojnë, por edhe ju takon demokracia. Shpresojmë më të mirën për qytetarët e Afganistanit. Ka një muaj që Qeveria është në kontakt të rregullt me SHBA-në për të përgatitur në. aspektin organizativ e strategjik, strehimin e një numri të refugjatëve afganë”, tha Kurti para mediave pas një vizite në KEK./21Media

Back to top button