Kurti pranoi letër urimi nga kryeministri i Tajlandës 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga Kryeministri i Mbretërisë së Tajlandës, Prayut Prayut Chan-ocha, gjeneral në pension.

Prayut Prayut Chan-ocha, i ka shprehur urimet më të sinqerta për formimin e qeverisë së re dhe për emërimin Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Mbretërisë së Tajlandës beson që marrëdhëniet e përzemërta ndërmjet Tajlandës dhe Kosovës, të rrënjosura fort në miqësinë dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, do të forcohen edhe më shumë për përfitime të përbashkëta të dy shteteve tona dhe popujve tanë.

Në letrën adresuar kryeministrit Kurti, kryeministri i Mbretërisë së Tajlandës i ka uruar atij suksese të shumta në përmbushjen e detyrës që i është besuar./21Media 

Back to top button