Roth i shkon Kurtit për takim në Qeveri

(Lajm i përditësuar)
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Gjerman, Michael Roth, sot gjatë ditës është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë.
Politikani gjerman u takua edhe me deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Kurse, më vonë do të takohet edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Kurti pret në takim kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Gjerman
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim sot kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Gjerman, Michael Roth.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Gjerman, Michael Roth”, thuhet në njoftim e zyrës së kryeministrit.
Takimi pritet të mbahet në orën 14:20./21Media