Kurti priti në takim bashkëorganizatorët e protestës studentore të vitit 1997

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim bashkorganizatorët e protestës që bëri kthesë politike në Kosovë dhe bëri jehonë të madhe ndërkombëtare, me rastin e përvjetorit të 24-të të protestave studentore të vitit 1997.
“Çdo 1 tetor kujtojmë marshimin në protestat e 1997-ës të mijëra studentëve të veshur në të bardha, që me vullnet për liri e dëshirë për dije kërkonin lirimin e ndërtesave dhe hapësirës universitare nga regjimi i atëhershëm serb dhe përkujtojmë intelektualin që na priu profesor Ejup Statovci”, tha kryeministri Kurti.
Gjithashtu, u rikujtuan ditët parapërgatitore të protestave, rreziqet dhe kushtet e vështira të veprimit, si edhe zemërgjerësia e njerëzve guximtarë që dëshirës së madhe të studentëve për dije iu mundësuan vijimin e mësimeve në shkolla e shtëpi.

Para këtij takimi, kryeministri Kurti vuri lule te varri i profesorit Statovci, i cili së bashku me studentët organizatorë ishte në ballë të protestës masive, që për kërkesë kryesore kishte lirimin e pakusht të hapësirave universitare të uzurpuara nga regjimi serb./21Media

Back to top button