Kurti priti në takim diplomatin gjerman, Joachim Rücker dhe ish-presidentin Fatmir Sejdiu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim diplomatin gjerman dhe ish-drejtuesin e UNMIK-ut, Joachim Rücker dhe ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale dhe sfidat me të cilat përballet vendi, veçanërisht në kontekstin e dialogut me Serbinë.

Gjatë takimit, ish-presidenti Sejdiu e informoi kryeministrin për lançimin e autobiografisë së tij të titulluar “Ora e Kosovës”, një vepër që rrëfen përvojat dhe sfidat në udhëheqjen e vendit.

Tutje, ish-preidenti, Sejdiu dhe diplomati gjerman, Rücker ndanë me kryeministrin detaje rreth ligjëratës që ata mbajtën në Universitetin e Prishtinës, duke u fokusuar në rëndësinë e arsimit dhe ngritjes së brezave të rinj.

Ndërsa, kryeministri Kurti vlerësoi lart kontributin dhe rolin e Gjermanisë në zhvillimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Kurti, gjithashtu theksoi angazhimin e qeverisë për të avancuar në këtë proces, në normalizimin e marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër, duke ruajtur interesat shtetërore dhe duke promovuar stabilitetin e paqen në rajon./21Media

Back to top button