Kurti: Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë ndër projektet më të rëndësishme

Sot në Prishtinë është mbajtur mbledhja e tetë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
Në këtë mbledhje janë nënshkruar 19 marrëveshje. Sipas Kryeminstrit të Kosovës, Albin Kurtit projekti i hekurudhës Durrës – Prishtinë është ndër projektet më të mëdha e më të rëndësishme.

”Me këtë qëllim, në mbledhjen e sotme nënshkruam marrëveshje ndërqeveritare për arsim, drejtësi, mbrojtje, shëndetësi, energji, bujqësi, dogana, sigurime shoqërore, turizëm, rini, gjendje civile, lëvizje të lirë, transport e infrastrukturë rrugore. Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë është ndër projektet më të mëdha e më të rëndësishme. Kjo hekurudhë do t’i bashkojë edhe më fortë ekonomitë tona dhe do të rrisë lëvizshmërinë dhe lidhshmërinë ndërmjet republikave tona. Teksa qëndrojmë të përbashkuar, me marrëveshjet bilaterale që nënshkruajmë, ruajmë e avancojmë marrëdhëniet tona të afërta”, ka shkruar Kurti në Facebook./21Media
Back to top button