Kurti: Raporti tregon se për këta gjashtë muaj qeverisje kemi shënuar progres

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pranuar Raportin e Progresit për periudhën tetor 2020 – tetor 2021.
Kurti ka thënë për këta gjashtë muaj qeverisje kanë shënuar shumë progres.

“Në fundjavën që lamë pas mbajtëm zgjedhje dhe edhe këtë herë dëshmuam transparencë të plotë. Vetëm 37 ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit zgjodhëm kryeministrin dhe kryeparlamentarin. Gjithashtu vetëm 13 ditë ende pa u bërë dy javë ne zgjodhëm edhe presidenten e Republikës, e cila është gruaja e dytë presidente. Në këta gjashtë muaj të Qeverisë, kemi legjitimitet demokratik dhe besueshmëri në institucione nga ana e qytetarëve, që do ta kishin zili jo vetëm vendet e rajonit por edhe ato të BE-së”, ka deklaruar Kurti në një konferencë për media.
Kurti ka thënë se ky është raporti i parë i progresit prej që kanë ardhur në Qeveri./21Media
Back to top button