Kurti refuzon të flasë për deklaratat e tij kundër mediave

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk është deklaruar për “sulmin e bërë ndaj mediave” një ditë më parë, i cili tha se asnjëherë nuk ka pasur më shumë media kundër qeverisë se në katër vitet e fundit të qeverisjes Kurti.
Ekipi i RTV21 ka tentuar të marrë një përgjigje nga Kurti në lidhje me këto deklarata, mirëpo i njëjti nuk u përgjigj duke thënë se nuk është vendi i duhur.
“Këtu jemi në Klinikën e Radiologjisë për çështjet e tjera flasim në vende tjera, herave të tjera faleminderit shumë”, ka thënë Kurti duke i ikur pyetjes së gazetares së RTV21. /RTV21/21Media
Për më shumë informacione ndiqeni videon e plotë:
Kryeministri Kurti fushatë kundër mediave, i vë në anën e Serbisë
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?