Kurti: Rieskalimi në veri s’mund të ndodhë pa organizim të protestave të dhunshme nga Serbia

(Lajm i përditësuar)


Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se depërshkallëzimi në katër komunat veriore të Kosovës ka ndodhur tashmë dhe se duhet punuar për parandalim të riesklaimit që sipas tij nuk mund të ndodh nëse atje nuk organizohen protesta të dhunshme nga ana e Beogradit zyrtar.

“De-eskalimi në katër komunat në veri është rezultat në njërën anë i arrestimit të elementëve të dhunshëm që sulmuan policinë tonë, ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët, si dhe në anën tjetër i largimit të një pjese të ekstremistëve të dhunshëm për në Serbi. Kanë kaluar dy muaj prej kur është regjistruar incidenti i fundit serioz, e edhe më gjatë prej kur ka pasur protesta të dhunshme. Tani duhet parandaluar ri-eskalimi. Kur s’ka protesta të dhunshme të planifikuara, të organizuara nga Beogradi zyrtar, nuk ka eskalim në veriun e Kosovës. Kosova është gjithashtu duke zbatuar me përpikmëri dakordimin e arritur në Bratisllavë me 10 korrik të këtij viti”, ka thënë ai.


Kurti për vizitën në Greqi: Theksova se anëtarësimi i Kosovës në BE s’ka alternativë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për vizitën e tij që e pati në Athinë të Greqisë me liderë të Ballkanit Perëndimor me ftesë të homologut grek, Kyriakos Mitsotakis,

Ai, në mbledhjen e sotme të qeverisë, ka thënë se në darkën joformale me liderë ballkanik dhe takimet e tjera ka theksuar se anëtarësimi i Kosovë në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë.

“Të gjitha shtetet që aspirojnë në BE duhet ta zbatojnë demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut, dhe fqinjësinë e mirë. Për fqinjësi të mirë, demokratike dhe evropiane është e domosdoshme njohja reciproke dejure dhe defacto, si dhe të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike sipas konventave evropiane”, ka thënë ai.

Back to top button