Kurti rrugës për në stadium, “Për përkrahje mos kini merak”

Rrugës për në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku pritet të zhvillohet ndeshja Ballkani-Sivaspor, kryeministri Albin Kurti ka dhënë një mesazh për skuadrën e Ilir Dajës.
Kryeministri i ka premtuar përkrahje kampionit të Kosovës- Ballkanit.
“Për spektakël në fushë nuk kam dyshim. Për përkrahjen në tribuna mos kini merak, kemi nevojë edhe për këto tri pikë. Forca djema”, është shprehur Kurti.

Një fitore eventuale sonte ndaj Sivasporit do të ishte një hap i madh për Ballkanin drejt kualifikimit në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Konferencës.
Kampioni i Kosovës do të ballafaqohet me skuadrën turke në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 21:00 në prani të 13 mijë tifozëve./21Media

Back to top button