Kurti selfie me Kamala Harris: Në Paris po diskutojmë për bashkëpunim dhe paqe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris bashkë me udhëheqës të tjerë botërorë.
Në profilin e tij në Facebook, kryeministri ka ndarë fotografi përkrah bashkëshortes së tij dhe liderëve botërorë.
Ai ka bërë të ditur se në Paris po diskutohet për bashkëpunim dhe paqe.
Forumi i Paqes po mbahet në Paris nën patronatin e presidentit francez Emmanuel Macron. Diskutimet u mbajtën gjatë të enjtes dhe të premtes mes 450 pjesëmarrësve nga 130 shtete.
Sesioni i parë i këtij forumi është mbajtur në vitin 2018./21Media