Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti: Serbia interferoi në zgjedhjet e Kosovës me qëllimin që t’i kërcënojë serbët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia ka interferuar në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, duke targetuar kështu subjekte politike serbe që sfidojnë Listën Serbe.

Kurti në një postim në “X”, ka thënë se ky presion është bërë në forma të ndryshme, përfshirë edhe kërcënime financiare, shantazh e rryshfet.

“Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura një muaj më parë, ne dëshmuam një ndërhyrje të fortë dhe të drejtpërdrejtë të Serbisë, veçanërisht të qeverisë së saj, me qëllim të frikësimit dhe kërcënimit të komunitetit serb në Kosovë. Kjo ndërhyrje përfshinte kërcënime financiare për mbajtjen e përfitimeve serbe, shantazh, ryshfet, sulme kibernetike të kontraktuara dhe forma të tjera presioni, duke synuar kryesisht partitë serbe që sfidojnë dominimin e Listës Serbe dhe kërkojnë të sjellin pluralitet politik në sistem, si dhe votuesit që mbështesin parti të tjera përveç Listës Serbe”, ka shkruar Kurti.

Po ashtu, Kurti tha se ministri  për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rsshiq është kërcënuar direkt nga Milan Radojçiq, organizatori i sulmit terrorist në Banjsjka të 24 shtatorit 2023.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button