Kurti: Serbia përpiqet që të pengojë përparimin e tërë rajonit

(Lajm i përditësuar)

“Në rajonin tonë shohim se si regjimi autokratik në Serbi është nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë. Në dy vitet e para të qeverisjes sonë, ata kanë sjellë katër herë ushtrinë te kufiri ynë, kanë sponsorizuar terrorizmin, kanë shpërndarë gënjeshtra dhe narrativa të rrejshme për të përligjur veprat e tyre ndaj Kosovës dhe rajonit… Serbia përpiqet që të pengojë përparimin e tërë rajonit. BE-ja dhe NATO-ja janë përgjigjur me të drejtë agresionit të Rusisë…Kërcënimi ndaj sigurisë së Ballkanit Perëndimor nga Serbia duhet të adresohet me të njëjtën qasje duke i dhënë Kosovës anëtarësimin në BE”, kështu ka thënë Albin Kurti gjatë fjalimit të tij në konferencën “Diplomacia Parlamentare për sigurinë rajonale dhe integrimin euro-atlantik”.

Sipas kryeministrit, përparimi demokratik i Kosovës duhet të mbështetet nga të gjitha fuqitë.

“Diplomacia parlamentare është e nevojshme sot më shumë se kurrë. Rruga drejt bashkëpunimit rajonal ka edhe pengesat e veta. Ka ende hatërmbetje historike të cilat shpesh herë rrezikojnë që të na ndajnë. Ideja që disa etni raca dhe grupe janë superiore ndaj të tjerave është një paragjykim i vjetër”, u shpreh ai.


Konjufca: Shtetet demokratike të forcojnë raportet, ato jodemokratike po afrohen shumë me njëra-tjetrën

Ka filluar Konferenca ”Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik” e organizuar nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, me mbështetje të organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung Kosovo Office (FES).

Në këtë konferncë po marrin pjesë kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe diplomatë të huaj që veprojnë në Kosovë.

Konjucfa gjatë fjalimit të tij ka thënë se shtetet jodemokratike po afrohen shumë me njëra-tjetrën, po krijojnë alenca mes tyre, prandaj është e nevojshme që edhe shtetet demokratike të forcojnë raportet me njëra-tjetrën.

Ai ka kërkuar që të mos neglizhohen konferencat që i mundësojnë takimet mes liderëve të Ballkanit Perëndimor.

“Ballkani nevojë për konferenca ku zhvillohen takime mes parlamenteve dhe përfaqësuesve të tyre përgjatë konferencave”, ka thënë ai.


Ambasadori i ShBA-së, ai BE-së, Kurti dhe Konjufca folës në “Diplomacia Parlamentare”

“Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik”, bënë bashkë sot në Prishtinë drejtues të institucioneve të Kosovës e të shteteve të rajonit, deputetë të vendit e të huaj, europarlamentarë, diplomatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Konferenca organizohet nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Republikës së Kosovës, me mbështetje të organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung Kosovo Office (FES).

Agjenda e konferencës së Komisionit për Punë të Jashtme: Diplomacia Parlamentare për Bashkëpunimin Rajonal dhe Euro-Atlantik:

Fillimi i konferencës.

ORA: 09:00-09:30-

Folësit kryesorë:

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës,

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës,

Peter Hurrelbrink drejtori i FES-it

Sesioni 1: Zgjerimi i BE-së për Ballkanin Perëndimor: Koha për përparim është tani!

ORA 09:30 – 11:00 – Tema: Diskutimi i sfidave rajonale të sigurisë dhe strategjive bashkëpunuese të mbrojtjes në promovimin e stabilitetit dhe ndërtimit të paqes.

Folës:

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës, Ditmir Bushati, Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Alejandro Esteso Perez, Analist politik i specializuar në Ballkanin Perëndimor, Fitore Pacolli deputete, Lukas Mandl anëtar i Parlamentit Evropian.

Pjesa 2: Lufta në fqinjësi: Diplomacia e Mbrojtjes

ORA 11:00-11:30

Tema: Diskutimi i sfidave rajonale të sigurisë dhe strategjive bashkëpunuese të mbrojtjes në promovimin e stabilitetit dhe ndërtimit të paqes

Folës:

Oleksyi Goncharenko, deputet i Parlamentit të Ukrainës, anëtar i delegacionit ukrainas në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës – (video mesazh), Xhelal Sveçla ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, René Schlee Përfaqësues i Përhershëm i FES Dialogu për Evropën Juglindore,

Jeta Loshaj Konsulente për Sigurinë Ndërkombëtare, FES Kosova, Charles Kupchan profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Shkollën e Shërbimit të Jashtëm dhe Departamentit të Qeverisë në Universitetin Georgetown, Miodrag Vlahoviq ish-ministër i Jashtëm i Malit të Zi, Besnik Tahiri deputet i Kuvendit të Kosovës, Una Hajdari gazetare, Mimi Kodheli ish-ministre e Mbrojtjes/kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme në Shqipëri, Enver Hoxhaj ish-ministër i Jashtëm.

Pjesa 3: Shoqëria civile dhe media në formësimin e proceseve demokratike

ORA 14:30-16:00

Tema: Ekzaminimi i ndikimit të shoqërisë civile dhe medias në angazhimin dhe transparencën demokratike

Folës: Jeta Loshaj Konsulente për Siguri Ndërkombëtare,

FES Kosova Charles Kupchan Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Shkollën e Shërbimit të Jashtëm dhe Departamentit të Qeverisë në Universitetin Georgetown

Miodrag Vlahovic Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi,

Besnik Tahiri deputet i Kuvendit të Kosovës,

Una Hajdari, Gazetare.

Pjesa 4: Hartimi i së ardhmes: Drejtimet e Politikave dhe Angazhimi Diplomatik

ORA 16:00-17:00

Folës:

Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme, Arbëreshë Kryeziu Hyseni Kryetare i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës, Charles Kupchan profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Shkollën e Shërbimit të Jashtëm dhe Departamentit të Qeverisë në Universitetin Georgetown, Jeffrey Hovenier ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Thomas Szunyog shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Jorn Rohde ambasadori i Gjermanisë në Kosovë.

Back to top button