Kurti sërish i shkon në “konak” Bedri Hamzës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të premten mbrëma i ka shkuar sërish në “konak” kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hazma.

Kurtin e Hamzën mbrëmë i ka bërë bashkë hapja e edicionit të tretë të festivalit “Mitrovica Internacional Jazz”, i cili mbështet edhe nga Komuna e Mitoricës së Jugut.

Nga fotot e publikuara nga organizatorët e festivalit, shihet se Kurti dhe Hamza bisedojnë së bashku për një moment.

Kurti e Hamza ishin parë bashkë edhe më 21 maj të këtij viti në finalen e basketbollit ndërmes Trepçës dhe Bashkimit.

Back to top button