Kurti shkarkon Zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal

Është liruar nga detyra e Zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji.

Këtë e ka bërë të ditur zyra e Kryeministrit përmes një vendimi.

Sipas vendimit thuhet se Kryeministri Albin Kurti ka vendosur që ta lirojë atë nga detyra, sipas kërkesës që vetë ai ia ka bërë të martën shefit të Qeverisë.

“Z.Almir Veliji lirohet nga detyra e zëvendësministrit të ministrisë së zhvillimit rajonal, sipas kërkesës së z.Velijaj të datës 20.02.2024 për lirim nga detyra e Zëvendësministrit”, thuhet në vendim.

Ndërsa tutje thuhet se Veliji është i obliguar që të bëjë deklarimin e pasurisë në pajtim me ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave./21Media

Back to top button