Kurti shkon në Suharekë pas shpërthimit të zjarreve

Kryeministri Albin Kurti, sot në orët e mëngjesit ka vizituar Komunën e Suharekës, pas shpërthimit të zjarreve ditën e djeshme në disa pjesë të kësaj komune.
Kurti, i shoqëruar nga kryetari Bali Muharremaj, ka takuar disa nga banorët e fshatit Studençan.
“Jam këtu në mënyrë që të njoftohem për së afërmi me gjendjen pas një numri të madh të shpërthimit të zjarreve në këtë komunë dhe të shoh si qeveri se çka do të mund të ndihmojmë duke u përqendruar te nevojat urgjente së pari”, ka thënë Kurti.
Ai është informuar nga zyrtarët e zjarrfikësve për gjendjen, të cilët thanë se aktualisht gjendja është stabile.

“Për fat të mirë që nuk ka njerëz lënduar, një objekt i vjetër është rrezikuar, është në dijeni edhe kryetari”, ka thënë zyrtari i zjarrfikësve./21Media
Back to top button