Kurti shpërndan fjalimin e Gërvallës: Solidarizohemi me viktimat e dhunës seksuale nga lufta në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti është solidarizuar me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.
Në postimin e tij në Twitter ai ka bashkangjitur fjalimin e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, në Londër në konferencën që u mbajt lidhur me dhunën seksuale.
“Solidarizohemi me të mbijetuarit e guximshëm të dhunës seksuale nga lufta në Kosovë, siç u theksua nga ministrja e Jashtme, Donilka Gërvalla, në Konferencën në Londër. Kosova ka nënshkruar Deklaratën Politike të iniciativës Parandalimi i Dhunës Seksuale gjatë Konfliktit”, ka shkruar ai në Twitter.
Gërvalla të hënën ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt të organizuar në Londër. Ajo aty mori shumë duartrokitje kur refuzoi të përgjigjej në pyetjen se “cilat janë mangësitë që ka identifikuar Kosova në raport me dhënien e ndihmës për viktimat e dhunës seksuale në konflikt” , shkroi Kurti.
Gjatë ditës së djeshme, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar për prezencën e Daçiq në këtë konferencë. Ajo ka deklaruar se i njëjti është një nga autorët e këtyre krimeve, si dora e djathtë e diktatorit Slobodan Millosheviq.
Konferenca Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt po mbahet në Londër./21Media
 

Back to top button