Kurti takohet me Distria Krasniqin: Nuk ka një mesazh më të fuqishëm se talenti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me xhudisten Distria Krasniqi, pasi ajo fitoi medaljen e Argjendtë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Në një postim në rrjetet sociale, Kurti tha se Distria e bëri historinë, ku u bë medaljiste e dyfishtë olimpike.
”Kosova ka fituar medaljen e saj të parë në Lojërat Olimpike Paris 2024, që na e solli xhudistja jonë shembullore, Distria Krasniqi. Kjo medalje argjendi është medalja e saj e dytë olimpike. Nuk ka një mesazh më të fuqishëm se talenti, puna e palodhur dhe këmbëngulja barazohen me shkëlqimin në skenat më të larta.”, ka shkruar Kurti.
Kosova has won its first medal at the @Paris2024, brought to us by our exemplary judoka, Distria Krasniqi. This silver medal is her second Olympic medal. There isn’t a more powerful message than that talent, hard work, and perseverance equate to shining on the highest of stages. pic.twitter.com/XBL99szpts
— Albin Kurti (@albinkurti) July 28, 2024