Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti takohet me kongresistin James P. McGovern

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kongresistin James P. McGovern.

Ky takim u zhvillua pak orë para nisjes së Konventës Kombëtare Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për këtë takim ka njoftuar zyra e kryeministrit, duke cituar Kurtin, thuhet se “ai shprehu mirënjohjen për përkrahjen e pareshtur të Kongresit ndaj Kosovës dhe për kontributin e çmuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pavarësinë dhe etapat shtetndërtuese të Kosovës”.

Ndër tjerash Kurti i ka treguar kongresistit, për rindërtimin e shtëpive për komunitetet joshumicë.

“Më tej, kryeministri shtoi se kjo përfshin dhe përkrahje të theksuar për integrim për të gjitha komunitetet, dhe përfshirjen e tyre brenda sferave të jetës shoqërore, si në aspektin ekonomik, po ashtu dhe në atë institucional. Në kuadër të disa prej masave e politikave të ndërmarra nga Qeveria, ai përmendi ndër të tjera rindërtimin e shtëpive për komunitetet joshumicë dhe pilotimi i projektit për edukim të përbashkët mes komuniteteve shumicë dhe joshumicë. Duke shprehur vlerësimin për mbështetjen e tij dhe takimin e frytshëm, kryeministri Kurti e falënderoi kongresistin McGovern për bisedën dhe veçanërisht për avokimin e vazhdueshëm për drejtësi për vëllezërit Bytyqi, të cilët u vranë padrejtësisht nga forcat serbe në vitin 1999”, thuhet tutje në njofitmin e zyrës së kryeministrit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button