Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti takoi Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë Mary Ann Hennessey

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Mary Ann Hennessey.

Sipas njoftimit për media, në këtë takim të parë të tyre, kryeministri theksoi bashkëpunimin e mirë me Zyrën e Këshillit të Evropës në Kosovë dhe e falënderoi për bashkëpunimin e ngushtë në avancimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Ai e njoftoi me progresin gjatë qeverisjes në forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit që është vlerësuar nga indekset ndërkombëtare, politikat e punësimit dhe të mirëqenies nga të cilat kanë përfituar të gjithë qytetarët pa dallim.

Së bashku diskutuan për projektet aktuale që Zyra e Këshillit të Evropës po zbaton në Kosovë dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button