Kurti takon disa gazetarë që u sulmuan në Veri: I frymëzuar nga puna që bën një shtyp i lirë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka takuar  disa prej gazetarëve të cilët u sulmuan fizikisht nga protestuesit serbë në veri të Kosovës.

Në një postim në Twitter Kurti thotë se ai është i frymëzuar dhe emocionuar nga puna që bën një shtyp i lirë dhe i drejtë.

“Jam takuar me disa nga gazetarët e lënduar gjatë raportimit për ngjarjet në veri të sotëm. Unë jam gjithmonë i emocionuar dhe i frymëzuar nga puna që bën një shtyp i lirë dhe i drejtë. Është detyrë e të gjitha institucioneve të tjera të mbështesin një raportim të tillë dhe t’i mbrojnë ato nga sulmet e tmerrshme”, ka shkruar Kurti në Twitter./21Media

Back to top button