Kurti takon Erdoganin

(Lajm i përditësuar)


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Anakara. Ai është pritur nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në Kompleksin Presidencial.

Kjo është hera e dytë që Kurti takohet me presidentin turk, pas takimit të vitit 2023 në Stamboll.

Kreu i Qeverisë kosovare ka udhëtuar të enjten drejt Ankarasë dhe në Turqi do të jetë deri më 3 qershor.


Kurti udhëton për në Turqi, do të takohet me Erdoganin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi ka udhëtuar mbrëmë drejt Turqisë.

“Në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara, ai do të mirëpritet nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan. Qëndrimin në Turqi, kryeministri Kurti do ta vijojë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./21Media

Back to top button